Një 37-vjeçar rezulton i zhdukur prej një muajsh në qytetin e Vlorës. Sipas njoftimit zyrtar ka qenë e ëma e djalit që ka bërë denoncimin në polici.

Mësohet se 37-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi:

Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja A. K., 69 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, se prej një muaji ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin V. K., 37 vjeç, i cili vuan nga shëndeti mendor. Po punohet për gjetjen e tij.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re