Prokuroria e Perugias në Itali ka nisur hetimet për zhdukjen e biznesmenit Davide Pecorelli, por konfidencialiteti i hetimit është tepër i rreptë për të mësuar se cikat janë provat e gjetura dhe ku janë dyshimet më të mëdha, citojnë mediat italiane.

Hetimet u nisën nga policia dhe gjyqësori shqiptar dhe përmes Interpolit u përfshi edhe prokurori i kryeqytetit Umbrian, i cili hapi një skedar dhe aktivizoi ekipin lokal që mund të mbërrijnë edhe në Shqipëri.

Vëmendja e hetuesve tani është përqendruar në një makinë të gjetur të djegur në veri të Shqipërisë, afër Pukës, por nuk është ende e qartë nëse ishte ngjarje aksidentale apo e qëllimshme.

Lajmi për djegien e makinës u raportua nga autoritetet shqiptare më datë 8 Janar të këtij viti, ndërsa për ditë me radhë pavarësisht se brenda saj u gjetën eshtrat e një personi që dyshohet të jenë të sipërmararrësit italian, nuk u njoftua.

Pecorreli është babai i 4 fëmijëve, 3 nga të cilët i ka me ish-bashkëshorten dhe një me partneren shqiptare.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re