Edhe pas një kërkimi multi-ditor për vajzën e zhdukur Rebcca Reusch, ajo nuk është gjetur – njoftoi policia gjermane e cilia po ballafaqohet me një rast tejet të mistërshëm dhe pa udhë zbulimi deri më tani.

Vajza nga Berlini, 15 vjeç, u zhduk tre javë më parë dhe po konsiderohet si një nga sfidat më të mëdha të kriminologjisë gjermane të viteve të fundit – njoftojnë mediat vendase.

Policia kontrolloi pyjet e Brandenburgut për tri ditët e fundit, duke angazhuar me qindra njerëz dhe qen gjithashtu, por kërkimi nuk dha rezultate.

Hetuesit kanë ardhur në një fund të vdekur të këtij rasti misterioz dhe duhet të marrin në konsideratë atë se si duhet të vazhdojnë kërkimet.

Kërkimi u pezullua sot – tha policia, pa specifikuar detajet.

Nuk është e nevojshme të gjendet trupi për aktakuzën e vrasjes – thonë ekspertët, por në këtë rast, hetuesit duhet të gjejnë prova të forta.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re