Janë  mbushur plot 10 vite nga zhdukja e avionit që po kryente fluturimin MH370 të Malaysia Airlines dhe ende askush nuk ka një përgjigje. Bëhet fjalë për një nga aksidentet më misteriozë në historinë e aviacionit civil, teksa ende nuk dihet asgjë për mjetin fluturues  që u ngrit nga Kuala Lampuri me destinacion Pekinin, por që nuk arriti kurrë atje.

Që atëherë janë kryer hetime e kërkime të shumta, por pa asnjë rezultat, pasi ende nuk dihet se ku është rrëzuar avioni me 239 pasagjerë në bord.

Teoritë konspirative për atë që ndodhi janë të shumta. Flitet për rrëmbim, mungesë oksigjeni në kabinë, ndërprerje të energjisë elektrike, por s’pati thirrje për ndihmë, asnjë kërkesë për para, moti ishte i mirë dhe nuk u vërtetuan defektet teknike.

Megjithatë, në fund të korrikut 2018, qeveria malajziane prezantoi “raportin përfundimtar” mbi rezultatet e hetimit për zhdukjen e avionit. Konkluzioni kryesor është se grupi hetimor “nuk mund të përcaktojë përfundimisht shkakun e zhdukjes së MH370”.

Raporti nuk shpjegon pse avioni doli papritur nga kursi në mes të natës, duke u zhdukur nga radarët.

Atehërë u dyshua dhe ai mund të ketë vazhduar të fluturojë për disa orë në jug të oqeanit Indian pa iu përgjigjur kontrollorëve të trafikut ajror. Dokumenti thekson gjithashtu se : “Mundësia e ndërhyrjes nga palë të treta të caktuara” në fatin e linjës nuk mund të përjashtohet.

Këtë javë, shumë familjarë të të zhdukurve u kthyen në Malajzi për t’i nxitur autoritetet lokale të rinisnin kërkimet.  Ndërsa ekspertët e aviacionit thonë se teknologjia e përmirësuar e zbulimit ka të ngjarë t’i sjellë familjet më afër aeroplanit të zhdukur, nëse kërkimi do të rifillonte./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re