Skip to content

“Zhduku mos të shoh më”, Ramës i del nga kontrolli Vlora, nis mbledhjen e tensionuar pranë vilave qeveritare (Video)

Socialistët e Vlorës parkuan makinat luksoze një e nga një, pranë vilave qeveritare, dhe u futën në mbledhjen e kërkuar nga kryeministri Edi Rama, pas tensionit që u shënua me kryebashkiakun Dritan Leli.

Siç shihet dhe nga pamjet e Fax News, gazetarët janë mbajtur larg vilave qeveritare, ndërkohë që mbledhja vjen pas një situate goxha konfliktuale në Vlorë, pas përjashtimit të Lelit nga fushata, dhe kërcënimit për të lënë drejtimin e Bashkisë.

Ka qenë Damian Gjiknuri, një ditë më parë në prezantimin e kandidatëve që ka lexuar një mesazh të Ramës, që kërkonte largimin e Lelit, shkruan Faxweb.al

Armiqësia mes Ramës dhe Lelit, ka nisur prej kohësh por kulmoi me refuzimin e Lelit të postit të kandidatit për deputet, dhe duke mbajtur pozicionin e kryebashkiakut. Sipas zërave, Rama ka dashur të largojë Lelin nga Bashkia për tia lënë bashkinë Afrim Qëndros (mik i Damian Gjiknurit). Leli nuk ka pranuar, pasi edhe vendi ku Rama ka dashur ta vendos në listë Lelin ka qenë në zonë jo të sigurt.

Pas refuzimit, burime bëjnë me dije per Faxweb.al se Rama ka kërcënuar Lelin me fjalët: “zhduku, mos të të shoh më në Bashki”.

Leli ka fikur telefonin duke mos iu përgjigjur më Ramës. Burime pranë selisë rozë në Vlorë thonë se Rama është duke kërkuar edhe për personin që ka  “këshilluar” Lelin. Duke ngritur dyshime për një “puc” brenda partisë, apo edhe ndonjë mundësi që Leli të jetë këshilluar për të mos u larguar nga bashkia nga ndonjë figurë politike jashtë PS-së.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb