Duke komentuar ironitë që kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj disa prej figurave të opozitës, analisti i njohur Artur Zheji, e konsideron një strategjike taktike të kreut të qeverisë.

Sipas tij, Rama kërkon të përdorë të gjitha mjetet për të arritur qëllimin e tij. Zheji thotë në “Abc” se slogani i PS-së, “Shqipëria e ardhmja jonë” në të vërtetë është Shqipëria e ardhmja e Ramës.

Artur Zheji: Rama gjithmonë ka thënë se di të ndajë politikën nga thashëthemi dhe skenën nga prapaskena. Kur ai futet me kokë në prapaskenë dhe hap çdo lloj prapaskene, merret me Dash Shehin që pi raki, merret me Metën që nxjerr duke pirë një gotë verë. Nuk është i keq Rama në këtë që bën, është teknik.

Kush e merr dhe nuk bie në pasionin për të reaguar në mënyrë imediate ka rënë në rolin e tij, pra është karrem. Ndoshta është shtuar pesha e njerëzve që shikojnë punën e tyre. Më përpara, njerëzit shikonin punën e tyre dhe Shqipëria shkonte për lesh, ndërsa tani Shqipëria shkon edhe për lesh edhe për pambuk.

Ai bën antiopozitarizmin, atë që ka bërë. Ai është kundra vetes. Na goditi tërmeti, na goditi pandemia. Në 4 vitet e para thotë mbusha gropat e Saliut. Sapo fillova të ngre pallatin nga gropa (pallate ka ngritur shumë), por pallatin e qeverisë, fap goditi tërmeti, fap pandemia. Si do të më lini mua thotë të bllokuar?

Nuk e dini çfarë ju pret nga mandati i tretë! Pse nuk bëheni kuriozë thotë të më shikonin edhe për mandatin e tretë. Pra, ai përdor të tëra mjetet dhe kërkon të fusë kundërshtarët në këtë lojë politike. Por, tani kundërshtarët janë zgjuar. Rruga për të shmangur varfërinë është rruga që ai propozon për vepra të mëdha. Paranoja në vetvete është një gjë e bukur.

Të bën ta shtysh jetën me sikur. Pra t’i mendon se tjetri ka vendosur në lëvizje gjithë ato gurë shahu. Pra ti i vesh të tjerëve supozimin tënd se ata po merren me ty për të të shkatërruar, kjo është paranoja. Në pjesën artistike, paranoja është e bukur. Unë mendoj se edhe Rama e përdor këtë pjesë.

Njerëzit duan të shohin komedi të heqin stresin dhe Rama thotë po më keni mua. Është si një bukëpjekës që jep ëmbëlsira, doni lugë të zbrazura. Një aeroport këtu, një aeroport atje, një port gjigant 2 miliardë atje. Shqiptarët ikin, do vijnë nga njerëz nga Bangladeshi, Mozambiku.

Slogani “Shqipëria e ardhmja jonë”, është e ardhmja e tij. Çështja është që ky llastim që ai bën vetes, çfarë na bën ne shqiptarëve. Ai është shkëputur kaq shumë nga realiteti, ndonëse e prek realitetin,  saqë është i përqendruar vetëm tek vetja e tij.

Ai trajton veten në mënyrë spektakolare si ato gratë që kur kalojnë menopauzën shkojnë vazhdimisht në permanent, ndryshojnë flokët, tërheqin lëkurën, qafën sepse duan të mbeten të reja me çdo kusht dhe ky do të mbetet i ri dhe joshës me çdo kusht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re