Edhe Greqia është një nga destinacionet e preferuara për turistët nga Serbia, si për shkak të afërsisë, ashtu edhe për shkak të plazheve të bukura.

Por kohët e fundit është folur më shpesh për çmimet dhe rritjet e çmimeve dhe disa kanë përjetuar shqetësime të llojeve të ndryshme atje, sipas disa mediave serbe që iu referuar rasteve konkrete.

Ditët e kaluara u shkrua për vjedhjet e shpeshta të makinave të turistëve serbë (ku thuhet se pas tyre qëndron mafia bullgare), e tani tema kryesore janë shezlongët.

Konkretisht, një grua nuk ka mundur të marrë shezlong pasi, siç shprehet ajo, i është thënë se “shezlongët nuk janë për njerëzit nga Serbia”.

“Siç i kam lavdëruar deri tani, tani më duhet të bëj një kritikë të madhe, në plazhin e famshëm të Palioutit thonë se nuk mund të rezervohen shezlongët dhe prej dy ditësh që kemi ardhur na thonë që shezlongët janë të rezervuara.

Sot kur e pyetëm se si ishin të rezervuar kur thatë se nuk pranoni rezervime, morëm përgjigjen ‘këto shezlonge nuk janë për njerëzit nga Serbia.

“Kjo është hera e parë që përballemi me një qëndrim të tillë ndaj serbëve. Dhe sigurisht, kemi ndërruar plazhin menjëherë… Një minus i madh, i madh“, ka shkruar turistja nga Serbia.

Vijojnë dhe të tjera ankesa të serbëve për trajtimin ne plazhet greke, të cilët vitet e fundit kanë kthyer interesin nga Shqipëria.

Në planin kulturor, serbët janë më të afërt me grekët për shkak të besimit të njëjtë e afiniteteve të tjera historike, janë sigurisht më larg me shqiptarët, madje deri në armiqësi, por kur vjen puna te cilësia e pushimeve duan cilësi e  vetëm cilësi. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re