Për herë të parë në rajon, kryhet me sukses ndërhyrja inovatore për trajtimin e Tinnitus Pulsatile, te një paciente 21 vjeçare shqiptare e cila tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet fjalë për një patologji invalidizuese që si simptomë kryesore ka një zhurmë pulsuese dhe të vazhdueshme në vesh dhe prek enët vaskulare të trurit duke rrezikuar seriozisht jetën.

Ndërhyrja e specializuar u realizua në Qendrën e STROKE në Spitalin Amerikan 3, nën drejtimin e një prej eminencave botërore të neuroradiologjisë intervenciuonuese Prof. Emmanuel Houdart dhe ekipi i Neuroshkencës i përbërë nga Prof. Asc. Dr. Eugen Enesi dhe Prof. As. Arben Rroji.

“Nëse pacienti dëgjon një zhurmë në veshin e tij që është si zhurma e rrahjes së zemrës dhe me e rëndësishmja është nëse ajo pushon kur ushtron presion në enët e qafës, atëherë kjo mund të kurohet përmes ndërhyrjes minievazive.”

Profeson Mentor Petrela shpjegon si u realizua kjo ndërhyrje në tru.

“E gjithë procedura kryhet pa hapje të kokës, që të jemi të qartë. Shfrytëzohet një arterie, dhe përmes sondave futemi në arterie dhe në këtë rast kemi shfrytëzuar edhe venën. Historia e ardhjes së tij, njihet me xhaxhain e tij.”

Është hera e parë që kjo ndërhyrje inovatore në botë, për trajtimin e kësaj patologjie kryhet në një spital tjetër europian, përvec Lariboisier në Paris.

Profesor Emanuel Houdart dhe professor Mentor Petrela mbajëtn gjithashtu një seminar për diagnostikimin dhe trajtimin e Tinnitus Pulsatile.

Tashmë falë bashkëpunimit të ngushtë me Prof. Emmanuel Houdart dhe ekipin e Neuroshkencës të Spitalit Amerikan 3, këto ndërhyrje kaq delikate dhe komplekse mund të kryhen edhe në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re