Edhe pse është
shoqëruar me zhurmë të madhe, sidomos nga qëndrimet e Salvinit, rezulton një
ulje e numrit të emigrantëve që kanë hyrë në Europë në vitin që lam pas.   

Kështu, rezulton se numri i emigrantëve të padeklaruar që hyjnë në vendet e Bashkimit Europian vitin e kaluar ishte më i vogli në pesë vitet e fundit.

Raporti i Agjencisë Evropiane për Gardën Kufitare dhe Rojet
Bregdetare – Frontex thotë se numri i emigrantëve që hynë në vendet e BE vitin
e kaluar u ul me 25 përqind krahasuar me vitin e kaluar.

Arsyeja kryesore për zvogëlimin e numrit të emigrantëve të
padeklaruar është ulja e numrit të njerëzve që kanë përdorur rrugën e Mesdheut
në vitet e kaluara për të hyrë në Itali.

Raporti tha se numri i migrantëve në atë rrugë u reduktua me
80 përqind krahasuar me 2017.

Sipas të dhënave të Frontex, në vitin 2018, numri më i vogël i
emigrantëve të padeklaruar në vendet e BE u regjistrua në rreth 150,000.

Frontex thekson se 18 për qind e emigrantëve të padeklaruar që
erdhën në disa vende të BE vitin e kaluar janë gra.

Theksohet gjithashtu se çdo person i pestë është nën moshën
18-vjeçare dhe mes tyre ka 4,000 të mitur pa shoqërim prindëror.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re