Trupi i 30 vjeçares Liridona Ademaj e cila u vra disa ditë më parë në Prishtinë është zhvarrosur nga fshati Cermjan i Gjakovës për tu dërguar në fshatin e saj të lindjes, Rracaj.

 

Zhvarrosja e së resë u bë me kërkesë të familjes së saj pasi autoritetet e Kosovës zbuluan se prita nga grabitësi dhe vrasja ishin organizuar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

 

Ky i fundt u arrestua nga policia vetëm pak orë pas ceremonisë mortore të nënës së fëmijëve të tij së bashku me ekzekutorin, Grant Plava dhe Kushtrm Kokalla anëtar i forcave të Sigurisë së kosovës.

 

Ngjarja e rëndë shkaktoi zemërim të madh në kosovë e Shqipëri për shkak se fillimisht, Naim Murseli deklaroi se ai dhe familja e tij ranë pre e një grabitje ku mbeti e vrarë 30-vjeçarja. Murseli ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoninë mortore, priti ngushëllimet e më pas u zbulua skenari horror i tij.

 

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende motivin e ngjarjes së rëndë, për shkak edhe të dëshmive kontradiktore të Naim Murselit.

 

Por sipas familjarëve, motivi lidhjet me përfutimin financiar nga sigurimi jetësor i Liridona Ademajt në Suedi./vizionplus.tv

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re