Lihen në burg pa afat dy policët Saimir Muzikanti dhe Serxhio Cani që zhvasnin të rinjtë që konsumonin hashash te zona e liqenit.

 

 

 

Sipas organit të akuzës në adresë të tyre janë bërë 9 kallëzime penale por janë dokumentuar 3 prej tyre.

 

 

 

 

Cani, 22 vjeç ishte pjesë e uniformave blu të komisariatit nr.1 ndërsa kolegu i tij muzikanti, ishte punonjës i policisë bashkiake.

 

 

 

Të dy në bashkëpunim ata përfitonin shuma parash nga 10 mijë deri në 50 mijë lekë të rinjve në këmbim të lirisë pasi zbulonin konsumimin e lëndës narkotike.

 

 

 

Përpara prokurorit, Muzikanti e pranoi krimin, duke thënë se kishte për të shlyer një kredi.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re