Gjykata e Apelit ka liruar infermieren e spitalit COVID 2, Sidorela Çelën dhe sanitaren Rukie Hoxhaj.

Sidorela Çela dhe Rukije Hoxha, që dyshoheshin si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit, janë liruar nga qelia ndërsa gjykata ka vendosur “Detyrim paraqitje”.

“Vetë vendimi i gjykatës dilte në konkluzionin se nuk kishin bashkëpunuar me Tire Alldervishin. Vendimi i gjykatës është i drejtë”, tha avokatja e tyre para mediave.

Ndërkohë që për Mira Bushin dhe Sheqerie Koci gjykata ka vendosur mospranim ankimi.

Vajza e pacientes Liljana Kalemi denoncoi në media se pagoi 8 milionë lekë të vjetra në kohë të ndryshme tek Tire Alldërvishi, me premtimin se do ia shpërndante bluzave të bardha për një kujdes më të mirë ndaj nënës së saj.

Vetë sanitarja iu prezantua vajzës si infermiere, ndërsa mjekëve u tha se pacienten e kishte teze.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re