Autobusi i aksidentit në Lanë,që fatmirësisht nuk solli të lënduar rëndë, është zhvendosur përkohësisht për t’u kthyer më pas si instalacion. Lajmin e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjete sociale.“Me kerkese te prokurorise qe po heton aksidentin unik, kerkohet spostimi i mjetit per te bere ekspertizen autoteknike ne garazh/terren. Mjeti u spostua mbreme! Do te rikthehet ne perfundim te hetimeve po aty, si instalacion per kujdesin ne qarkullim. Fundjave te mbare!”, shkruan Veliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re