Pas zhvendosjes së festivalit “Synny Hill” nga Prishtina për në Tiranë, ka reaguar edhe kryeministri, EdiRama i cili e ka quajtur një lajm të mirë.

Rama ka shkruar nga Kievi ku ndodhet për një vizitë së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Nëreagimin e bërë ai shkruan se në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre.

Postimi i Plotë i Ramës:

“😍LAJM I MIRË
Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
S’ka si Tirona jo❤️”,

“Sunny Hill Festival” ka konfirmuar që për edicionin e këtij viti do të zhvendoset në Tiranë.

Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër, organizatorët bëjnë me dije se festivali nuk do të mbahet në Kosovë për shkak të vonesave nga institucionet në Kosovë që lidhen me lejet për lokacionin e caktuar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re