Ish-Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk ka njoftuar se do të largohet nga posti i Presidentit të Partisë Popullore Evropiane (EPP), pasi njoftoi kthimin e tij në politikën e brendshme polake.

Tusk, i cili u kthye në pozicionin e udhëheqësit të partisë liberale Platforma Qytetare, te e cila ai është një bashkëthemelues, ka qenë president i EPP që nga viti 2019.

Presidenti aktual i EPP tha se “bisedimet për pasardhësin e tij do të fillojnë në vjeshtë”, raporton Reuters.

“Sigurisht, unë mund të jem zyrtarisht kreu i partisë Platforma Qytetare dhe EPP, e cila bashkon shumë parti evropiane,” u tha Tusk gazetarëve.

Sidoqoftë, ai tha se donte të “përfshihej njëqind për qind në skenën politike polake”.

“Unë tashmë kam informuar partnerët e mi, kryeministrat dhe presidentët nga EPP, për vendimin për t’u angazhuar në politikën polake,” tha Tusk.

Tusk u kthye në skenën politike polake të shtunën si udhëheqës i partisë kryesore të opozitës – Platforma Civile Liberale, anëtarët e së cilës shpresojnë që partia të fitojë vrull të ri me Tusk.

Shumë në Platformën Qytetare, në themelimin e së cilës mori pjesë vetë Tusk, besojnë se e ardhmja e Polonisë në Bashkimin Evropian është në rrezik.

Zgjedhjet e planifikuara për në vitin 2023 do të vendosin nëse Partia qeverisëse e Ligjit dhe Drejtësisë (PiS) do të vazhdojë të përplaset me Brukselin rreth reformës gjyqësore, për të cilën BE pretendon se minon pavarësinë e gjyqtarëve, të drejtat e LGBT dhe çështje të tjera.

“Një platformë qytetare është e nevojshme, është e nevojshme si një forcë, jo si kujtesë, në mënyrë që të fitojmë betejën për të ardhmen kundër PiS,” tha Tusk në kongresin e Platformës Qytetare në Varshavë.

Sipas tij, “nuk ka asnjë shans për fitore pa Platformën Qytetare dhe historia jonë na e tregon këtë”.

Presidenti i Këshillit Evropian nga 2014 në 2019, Tusk ndihmoi në udhëheqjen e BE në një periudhë të trazuar të shënuar nga Brexit dhe kriza e migrantëve.

Kryeministri i parë post-komunist me dy mandate i Polonisë, Tusk drejtoi qeverinë e Platformës Qytetare nga 2007 në 2014.

Kujtojmë se kjo lëvizje e politikanit të njohur polak është njëherësh një kalim nga e djathta në të majtë.

Si kryesues i Partive Popullore Europiane, ai ishtë një i djathtë. Por me zhvendosjen e sërishme në politikën polake, ai kalon në pozicion liberal (të majtë), për t’u kundërvënë konservatorëve që rrezikojnë çarjn me BE-në.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko