Sipas BBC-së, një njësit ushtarak prej 500 vetësh të armatosur gjerë në dhëmbë i rexhimit të Esadit ka hyrë në Afrin.
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe agjensia zyrtare siriane SANA, e fill pas saj edhe Reuters. Nëse nuk ndodh diçka e befasishme, tani e tutje ushtria turke mund të ballafaqohet fyt’a’fyt me ushtrinë siriane.
Në të njëjtën kohë, në Turqi, numri i vullnetarëve turq që kanë shprehur gatishmërinë për të luftuar në Afrin është rritur aq shumë, sa ata po zgjedhen me short.
Gjithashtu, ka arritur në 200 numri i të vrarëve të pafajshëm në Gutën Lindore. Aeroplanët ushtarak edhe më tutje janë duke bombarduar këtë vend, në të cilin vitin e kaluar Asadi kishte vrarë me mijë të pafajshëm me bomba kimike.
Pas luftimeve një muajshe të ushtrisë turke përreth Afrinit, ku sot kanë marrë fshatin e 100-të, forcat e armatosura të Turqisë thonë se kanë vrarë edhe disa të huaj që po luftonin krah për krah me YPG/PKK-në kurde.
Numri i të zhvendosurve sirian vetëm brenda Sirisë ka arritur 3 milionshin. Vazhdimisht po ikin prej një regjioni në flakë e po shkojnë në një regjion tjetër ku i pret flaka tjetër. Ngjarje interesante po ndodhin atje, pritet të ndodhin edhe shumë të tjera. Përderisa Siria vazhdon të digjet, Asadi vazhdon të deklarojë se nuk do të dorëzohet!. /KosovaPost/.



