Skip to content

Zhvillime të reja pas prangosjes së Agasit / Policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”, kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

67867878678678678

Veprimet hetimore pas arrestimit të bujshëm të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku po vijojnë me në kryeqytet.

Menjëherë pas prangosjes së tyre në zonën e Plepave në Durrës, forcat e policisë kanë zbarkuar në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë. Efektivët e policisë kanë ushtruar kontroll blic në banesën e Uljan Shpatarakut me urdhër të organeve të drejtësisë.

Hetuesit po këqyrin ambientet e banesës me qëllim sekuestrimin e pajisjeve elektronike, dokumenteve apo sendeve të tjera me vlerë hetimore. Këto veprime procedurale konsiderohen me rëndësi kyçe nga SPAK-u për të zbardhur rolin e Shpatarakut dhe lidhjet e tij me Ergys Agasin në kuadër të dosjes së hetimeve për AKSHI-n.