Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, është shprehur se në lidhje vendimin e qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës për mallrat serbe dhe ato boshnjake, ka zhvilluar një bisedë këtë të premte me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

 

Përmes një postimi në Twitter, Hahn theksoi se gjatë bisedimeve, është rënë dakord për nevojën urgjente për qetësi në interes të gjithë rajonit.

 

“Bisedova me Vuçiqin, Thaçin dhe Haradinajn sot. U pajtuam për nevojën urgjente për qetësi dhe mospërshkallëzim në interes të gjithë rajonit. U ofrova ndihmën që të punojmë në mënyrë të shpejtë dhe zgjidhje praktike të çështjes së CEFTA-s”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re