Bashkimi Evropian ka pranuar se zhvillimet në Katalonjë mund të kenë ndikim negativ në ekonominë spanjolle.
Në parashikimet gjysmëvjetore, Komisioni Evropian deklaroi se ekziston rreziku që “zhvillimet e ardhshme mund të ndikojnë në rritjen ekonomike”, por se madhësia e çfarëdo ndikimi “nuk mund të parashihet në këtë moment”. Gjithashtu, theksohet se reagimet e tregut ndaj presionit mbi pavarësinë e Katalonjës janë “të përmbajtura”, shkruan aa.
KE parashikon që ekonomia spanjolle do të rritet 3.1 për qind këtë vit, ndërsa në dy vitet e ardhshme do të jetë 2.5 për qind dhe 2.1 për qind, madje pa asnjë ndikim mbi gjendjen në Katalonjë. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re