Skip to content

Zhvillimet në Mesdheun Lindor janë në fokus të Këshillit Kombëtar të Politikës së Jashtme

9e6049c2 6783188

Zhvillimet në Mesdheun Lindor ishin në fokus të informimit që Ministri i Jashtëm George Gerapetritis dha për përfaqësuesit e partive gjatë takimit të Këshillit Kombëtar të Politikës së Jashtme.

Palët u informuan gjithashtu mbi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, Libinë, Egjiptin, Libanin dhe Sirinë, si dhe zhvillimet e fundit në çështjen e Qipros.

Sipas burimeve të larta diplomatike, dhe duke pasur parasysh vizitën e Kryeministrit në Jerusalem dhe Ramallah (e cila do të pasojë marrëveshjen trepalëshe Greqi-Qipro-Izrael të planifikuar për të ardhmen e afërt), prania e Greqisë në rajon është e dukshme, dhe vendi duhet të mbajë një qëndrim parimor.

Greqia është një nga vendet e pakta që angazhohet në dialog me të gjitha palët dhe ka deklaruar gatishmërinë e saj për të marrë pjesë si në përpjekjet humanitare ashtu edhe në ato të rindërtimit.

Sipas të njëjtave burime, Athina do të marrë një iniciativë në vitin 2026 për të mbrojtur popullatat e krishtera të Lindjes së Mesme dhe Afrikës.

Lidhur me marrëdhëniet me Libinë, burime të larta diplomatike kanë theksuar se Greqia po angazhohet me të dyja palët dhe jo në kushte koloniale.

Lidhur me Turqinë, burime të larta diplomatike kanë theksuar ekzistencën e një dialogu të strukturuar, i cili ka ndihmuar në shmangien e krizave.

Lidhur me datën e takimit të Këshillit të Lartë me Turqinë, u njoftua se ai do të zhvillohet në tremujorin e parë të vitit 2026.

Së fundmi, ata theksuan se nuk ka problem në diskutimin e sovranitetit kombëtar.

Përshtati në Shqip S