Gazetari Roland Qafoku i ftuar në emisionin “Pushteti” ne Fax News drejtuar nga Juela Meçani u shpreh se qeveria Rama 3 nuk sjell të re por as të vjetër duke shpjeguar se ai kishte dhene disa indicie për kabinetin e ri edhe me parë, megjithatë nuk dihet si do shkojë situata me ministrat e zgjedhur.

Qafoku theksoi se basti i kësaj qeverie do të jetë ekonomia dhe ministrja e re e Financave pavarësisht se është diplomuar në një universitet të njohur në rang botëror, nuk është kusht i mjaftueshëm për të drejtuar financat e Shqipërisë.

Lidhur me zhvillimet e fundit politike në Partinë Demokratike Qafoku u shpreh se lajmi i mirë është se Basha do të marrë vendime të prera tani që edhe Berisha deklaroi se do të jetë në parlament dhe se nuk do të ketë me zvarritje për reagimin e kryedemokratit lidhur me këtë çështje.

Qeveria Rama 3 është një qeveri që nuk sjell të re por as të vjetër, Rama e ka thënë edhe para se të bëntë publik kabinetin se kishte disa indicie se kush do të ishte, ai ka ruajtur ministrat më të rëndësishëm.

Etilda Gjonaj ishte star i drejtësise, meritë e saj është që është e para femër ministre e Drejtësisë. Risitë janë surpriza, përshembull Niko Peleshi.

Basti i qeverisë 3 do të jetë ekonomia, celësat ja ka dhënë një zonje të re që ka qenë drejtoreshë e tatimeve, ndër prurjet e reja, është diplomuar në Itali. Por a mjafton kjo për të menaxhuar financat e Shqipërisë?

Shqipëria është anije e vështirë për tu drejtuar, është me stuhi dhe dallgë, i ngjan trupit të njeriut që nuk i ikin ethet sic ka thënë Kadare. Manastirliu ishte kryeministrja e pandemisë, mbajti mbi shpatulla gjithë atë situatë. Numri i vdekshëmërisë ka qenë i lartë por nuk duhet mohuar se Shqipëria e ka menaxhuar mirë.

Ne kemi një traditë me menaxhimin e ngjarjeve të paparashikueshme. Bled Çuçi më jetëgjati në kabinet, puna pa bujë pa zhurmë, punë me lezet, ka mbajtur një raport të ftohtë. Ai thotë me lër të bëj punën , nuk ka një PR të fuqishëm, por ai nuk ka një akuzë sot nga opozita apo media.

Zonja Balluku rikonfirmohet dhe ka marrë lum votash por nuk u rrëzua, me mbështetje të jashtzakonshme nga Rama. Ka zhvillime që nuk kanë dalë mbi ujë dhe nuk janë bërë publike megjithatë deri në dhjetor do ketë zhvillimne, beteja për numrin 2 do jetë mjaft interesante.

Në zhvillimet e PD-së do te kemi Bashën që do të marrë vendime të prera, lajmi kryesor ky është, ai nuk mund ta zgjasë kohën. Është një momënt shumë i rëndësishëm për Sali Berishën, ai nuk është anti amerikan por problemi numër 1 është qëndrimi i zotit Basha, nuk mund të zvarritej kështu“-u shpreh Qofaku.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re