Është zhvilluar sot mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Berat, ku në qendër të saj ka qenë ky rend dite:

1⃣ Relacion dhe Projektvendim: Propozim për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 01 – 30 prill 2019.2⃣ Relacion dhe Projektvendim: Për dhënien e pagesës së paaftësisë invalidëve të punës dhe kompensimin e energjisë elektrike për periudhën 01 – 30 prill 2019.3⃣ Relacion dhe Projektvendim: Për dhënien e ndihmës ekonomike duke përdorur fondin e kushtëzuar të bllok – ndihmës ekonomike deri në 6% për periudhën 01 – 31 mars 2019 .4⃣ Relacion dhe Projektvendim: Për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i Drejtorisë së Shërbimit Social të Bashkisë Berat për periudhën 01 – 31 mars 2019.

5⃣ Relacion dhe Projektvendim: Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së kompensimit të energjisë elektrike deri në 300 KWH në muaj, për periudhën 01 – 31 mars 2019.6⃣ Relacion dhe Projektvendim: Mbi përdorimin e fondit të shërbimit social, mbështetje financiare për përballimin e shpenzimeve në raste të veçanta për znj. Lindita Buzuku.7⃣ Relacion dhe Projektvendim: Mbi përdorimin e fondit të shërbimit social, mbështetje financiare për përballimin e shpenzimeve në raste të veçanta për znj. Kamela Kanani.8⃣ Relacion dhe Projektvendim: Mbi përdorimin e fondit të shërbimit social, mbështetje financiare për përballimin e shpenzimeve në raste të veçanta për znj. Marsela Hoxhaj.

9⃣ Relacion dhe Projektvendim: Mbi rialokimin e fondeve të procedurave të prokurimit për tremujorin e parë të vitit 2019.
Relacion dhe Projektvendim: Mbi miratimin e listës së familjeve që përfitojnë bonus strehimi.1⃣1⃣Relacion dhe Projektvendim: Mbi masën e subvencionimit të qirasë për banorët e banesave sociale.1⃣2⃣Shtesë në rendin e ditës / Relacion dhe Projektvendim: Për dhënien e titullit “Qytetar nderi ” z. Aleksandër Rrapi.1⃣3⃣Shtesë në rendin e ditës / Relacion dhe Projektvendim: Mbi miratimin e ndryshimit për destinacionin e fondit të objektit “Rehabilitim të hapësirave urbane në Lagjen Nr. 2, (Lagjja “22 Tetori”) në blloqet e banimit 1 dhe 2”. Në objektin “Rikostruksion i rrugës “Shyqyri Lakra” (Segmenti nga rruga “Abedin Qafoku” deri te rruga “Reza Nebati”).Pika 9 do te kalojë për shqyrtim në mbledhjen e radhës, pika 13 u hoq nga rendi i ditës, ndërsa të gjitha pikat e tjera u miratuan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re