Maturantët në të gjithë vendin po zhvillojnë provimin e fundit të maturës shtetërore, atë të lëndës me zgjedhje. Testimi ka nisur në orën 10 ndërsa disa teza janë publikuar sërish, vetëm pak minuta më vonë.

 

Deri më tani rreth 30 mijë nxënës janë njohur me rezultatet e gjuhës së huaj si dhe gjuhës shqipe e letërsisë. Maturantët kanë pranuar se vështirësia e provimeve ka qënë mesatare ndërsa nuk ka patur debate për notën.

 

Për herë të parë këtë vit, nxënësit do të munden të kërkojnë rikorrigjim të testit nëse nuk janë dakort me rezultatin dhe ankesat fillimisht do të shqyrtohen nga një komision brenda shkollës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re