Për herë të parë, euro zbriti këtë të premte poshtë nivelit të 116 lekëve, duke pësuar një zhvlerësim të fortë në raport me lekun.

 

Sipas kursit të këmbimit të bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 115.84 lekë, duke regjistruar vlerën më të ulët ndonjëherë.

 

Sipas ekspertëve, rënia e monedhës europiane tregon se në treg ka më shumë ofertë valute sesa kërkesë për të.

 

Po ashtu, muaji dhjetor njihet për zhvlerësimin e euros, si pasojë e turizmit të dimrit dhe kthimit te emigrantëve, për festat e fundvitit.

 

Nga ana tjetër, fakti që leku qëndron edhe më i fortë përballë euros është një lajm i mirë në luftën ndaj inflacionit, pasi importojmë më lirë, dhe pasojat e rritjes së çmimeve janë më lehta për konsumatorët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re