Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat ditën e sotme, ka deklaruar se zhvlerësimi i euros dhe ulja e eksporteve në vend, po çojnë sipas tij në  “falimentimin potencial të mijëra bizneseve eksportuese, prodhuese apo furnitore”.

Ndër të tjera, Meta deklaroi se nga kjo situatë “ka përfituar veç qeveria dhe një grup importuesit”, ndërsa thekson se kjo krize është “provokuar nga flukset e larat të parave të pista në qarkullim”.

“Nëse nuk kemi ndërhyrje me politika fiksale nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë, eksportet do te fundosen me tej, prodhuesit dhe eksportuesit do te mbyllin fabrikat, mijëra njerëz do mbesin pa punë, konsumatori shqiptar do vuaje çmime edhe me të shtrenjta”, tha më tej ai.

“Rënia me 2% e eksporteve për muajin gusht është një kambanë alarmi për falimentimin potencial të mijëra bizneseve eksportuese, prodhuese apo furnitorëve.

Pasojat e rënda ekonomike të spekulimit të kursit të këmbimit prekin dhe biznesin e vogël, që janë të lidhura më këto biznese. Tregtia e jashtme ka pësuar vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, një humbje pres 170 milion euro. Rreth 1.4 milion qytetarë që përfitojnë nga remitancat që dërgojnë familjarët e tyre emigrantë janë dëmtuar dukshëm. Rreth 500 mijë qytetarë që kanë kursimet e tyre në valutë kanë pësuar dëmtime të kursimet e tyre

Nga zhvlerësimi i euros ka përfituar veç qeveria dhe një grup importuesit që po falimentojnë ekonominë vendase.  Është kriminale që kjo qeveri klineteliste nuk shqetësohet për këtë krizë të provokuar nga flukset e larat të parave të pista në qarkullim.

Nëse nuk kemi ndërhyrje me politika fiksale nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë, eksportet do te fundosen me tej, prodhuesit dhe eksportuesit do te mbyllin fabrikat, mijëra njerëz do mbesin pa punë, konsumatori shqiptar do vuaje çmime edhe me të shtrenjta.

Duhet të qeveria dhe BSH, të ulen dhe diskutojnë më shoqatat e prodhuesve mbi bazën e platformës ë ata kanë paraqitur, për të nxjerrë këto aktivitete nga kjo krizë”, deklaroi Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re