Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për media, është ndalur të zhvlerësimi i monedhës europiane, duke thënë se sjell një rrezik potencial për ekonominë.

Ai tha se euro ka vlerën si në muajt e sezonit veror, ndërsa theksoi se mbahet në këtë nivel sepse interesi i qeverisë është të pastrojë paratë e pista.

“Një tjetër rrezik potencial për ekonominë tonë është zhvlerësimi i euros. Është në të njëjtat nivele si në korrik gusht kur kishim fluksin e turizmit. Mirë në gusht ishin turistët, po tani cili është interesi? ËshtË nteresi i qeverisë për pastrimin e parave të pista. E pësojnë bizneset fason dhe qytetarët që dërgojnë remitanca për familjarët e tyre”, tha Meta.

Kreu i PL-së u ndal dhe te projektbuxheti i vitit 2024, ku tha se për sektorë të ndryshëm janë ulur shpenzimet sociale, ndërsa për PPP janë rritur në masën 10%

“Paketa Fiskale do të ketë vetëm ndikime negative. Ky buxhet në sektorë të ndryshëm ul shpenzimet sociale, nuk ka rritje për pagesat e papunësisë. Asnjë fond për shtresat e varfra, ndërkohë shpenzimet për financimin e PPP do të rriten me 136 mln euro, ndërkohë që shumica e tyre janë në hetim.

Financimi në bujqësi është skandaloz, pasi tkurret, duke mbetur të fundit në rajon dhe për subvencionet. Në lidhje me këtë situatë dua të theksoj rrezikun e rritjes së çmimeve. Më shqetësues mbetet alarmi i dhënë nga sipërmarrës dhe ekspertë të bujqësisë se kjo rritje çmimesh do të vijojë, Vendi përballet me rënie të prodhimit dhe mungesë të fuqisë punëtore dhe mungesë të kontrollit shtetëror.

Si të mos mjaftonte rritja e çmimeve në 2022, në janar 2023 çmimet me 11%, aq sa dhe produktet më bazike kanë pësuar një rritje shumë të fortë siç është kg i fasules në 600 lekë të rinj dhe vaji i ullirit në 1000 lekë të rinj”, tha Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re