Euro vijon të  qëndrojë në nivele minimale përballë lekut shqiptar. Gjatë ditëve sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë rezulton se një euro po këmbehet me rreth  115 lekë nga 117 që ka qenqë në fund të janarit.Por shvlerësimi është edhe më indjeshëm nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më  monedha europiane fiksohej në 121.3 lekë.

Rënia vjetore me 4.6% po shërben si një amortizues  i inflacionit që importohet nga jashtë, dhe një lehtësim për bizneset dhe individët që kanë një kredi në euro.Shqipëria importon një pjesë të konsiderueshme të produkteve të cilat blihen në euro dhe kjo ndikon që mallrat të blihen më lirë.

Shvlerëesimi i euros gjatë muajit shkurt është një tregues se niveli i inflacionit edhe përgjatë muajit shkurt do të ketë tendencë zbritëse.

Ndërkohë që ritmi i rritjes së çmimeve duket se është ndalur në janar. Indeksi i Çmimeve të konsumit rezulton 7.2% nga 7.4% që ishte në dhjetor të vitit të kaluar.Ky është një sinjal pozitiv për ekonominë shqiptare pasi inflacioni është ulur për të tretin muaj radhazi.

Por e kundërta ka ndodhur me dolalrin amerikan i cili ka fituar gati 3 pikë që prej fillimit të këtij muaji.Aktualisht një dollar po këmbehet 108 lekë.Por uhatjet e dollarit kanë një impakt  më minimal në ekonominë shqiptare por efekti më i fortë është në çmimin e karburanteve.Kjo pasi  karburantet blihen në dollar dhe forcimi i monedhës amerikane ndaj lekut shqiptar ndikon në rritjen e çmimeve të naftës, benzinës dhe gazit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re