Miguel Lozano, një zhytës profesionist, po përpiqej të thyente rekordin botëror për zhytjen më të thellë kur humbi ndjenjat rreth 125 metra nën sipërfaqen e ujit.

Videoja, që besohet se është filmuar në Karaibe, tregon një ekip prej pesë roje shpëtimi duke notuar drejt Lozanos për ta shtyrë atë në sipërfaqe në mënyrë që t’i jepet ndihma e parë.

Spanjolli, i cili nuk kishte oksigjen me vete, kishte arritur të mbante frymën aq gjatë sa të arrinte 125 metra nën sipërfaqen e ujit – vetëm disa metra larg thyerjes së rekordit botëror – kur humbi ndjenjat, sipas Daily Mail.

“Zakonisht përpiqemi të fshehim aksidentet e zhytjes së lirë për të mos dhënë një imazh të keq dhe për ta afruar zhytjen e lirë me publikun e gjerë.

 Të fikët ndodh rrallë, por kur ndodh, si pjesë e sportit tonë dhe me protokollet e duhura, siç e shihni në video nuk kam pasur asnjë pasojë”, ka theksuar ndër të tjera Lozano. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re