Skip to content

Zi në botën e psikiatrisë dhe kulturës: Profesori dhe Psikiatri me famë ndërkombëtare ndërron jetë

arti ne zi

Zi në botën e psikiatrisë dhe kulturës. Profesor Eugenio Borgna ndërroi jetë mëngjesin e sotëm: ai ishte 94 vjeç.

Psikiatri me famë ndërkombëtare ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Borgomanero, ku lindi dhe ku u kthye për t’u vendosur njëzet vjet më parë, pas vdekjes së gruas së tij.

Ai ka qenë drejtor i seksionit të grave të spitalit psikiatrik të Novarës dhe më pas profesor universitar i psikiatrisë, disiplinë për të cilën ai kishte kontribuar në ndryshimin e thellë duke zbatuar “revolucionin” e Franko Basaglias.

Deri në fund iu përkushtua shkrimit të teksteve jofiction. Varrimi ende nuk është caktuar, por duhet të bëhet të shtunën në mëngjes.

135025405 6e35bd0b b26d 42d6 9036 c0097e5a2309