Publikimi i videos nga “” ku shihej me zë dhe figurë Presidenti i Republikës në Vranisht të Vlorës se si bëntë fushatë për LSI dhe “Referendumin” nën avujt e rakisë dhe në shoqëri të personave të dyshimte, duket se ka shqetësuar në maksimum Ilir Metën.

Gazeta e Nikollë Lesit, e vënë totalisht në funksion të LSI dhe Presidentit, duke u nisur dhe nga deklarata e kryeministrit sot në Vlorë, shpreh shqetësimin se Meta është vënë nën survejim nga policia sekrete, duke shkelur sipas tij ligjin dhe moralin.

Madje, teksa përcjell këtë frikë dhe shqetësim të Metës, gazeta e Lesit nuk ngurron të pyesë se çfarë pune ka kryeministri se nga lëviz Presidenti, kë takon. Për Lesin ky është një veprim skandaloz madje i dënueshëm.

“Sot nga Vlora, Edi Rama, i nxitur nga mllefi ndaj Presidentit Meta, bëri një deklaratë që është skandal.

Kryeministri, duke dashur të akuzojë Ilir Metën si President, theksoi se “Presidenti lëviz natën…”.

Çfarë pune ka kryeministri se si lëviz apo ku shkon Presidenti që takon qytetarë si kryetar shteti? Pse ai përgjon se ku shkon Presidenti? Kush ia jep të drejtën atij të survejojë Kryetarin e Shtetit?

Ky është skandal, që kryeministri duke mos kontrolluar veten nga inati dhe humbja e 25 prillit, faktoi publikisht se ai e kontrollon çdo lëvizje të Presidentit me polici sekrete.

SPAK-u nëse do ishte institucion i pavarur vetëm për këtë deklaratë të kryeministrit duhej të hapte çështje penale të mënjëhershme, pasi ky që doli sot publikisht mbetet skandal shtetëror.

Dhe i dënueshëm!”, shkruan Lesi në mbështetje të Metës.

Mbetet të shohin se deri në çfarë shkallë i ka “djegur” Ilir Metës publikimi i fakteve që bëjnë fjalë për takimet e tij të fshehta me njerëz të dyshimtë, në drekat e darkat që shtrohen për nder të tij.()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re