Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ditën e sotme, ku pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve, njëri prej tyre, shtetasi M. B., 57 vjeç,  ka tentuar t’i djegë banesën vëllait tjetër, shtetasit, K. B.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “4 Heronjt”, ndërkohë që ndërhyrja në kohë e uniformave blu ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes.

Policia ka arrestuar në flagrancë 57-vjeçarin. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/Tentoi të digjte me zjarr banesën e vëllait të tij, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 57-vjeçari.

Në pranga dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se në lagjen “4 Heronjt”, në ambientet e banesës së shtetasit K. B, kishte shkuar vëllai i tij dhe po tentonte ti digjte banesën, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes dhe shoqërimin e shtetasit M. B.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., 57 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re