Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha në tavolinën e diskutimit për programin ekonomik, ndër të tjera foli edhe për propozimin për të dhënë 20 mijë euro për fëmijën e tretë.

Basha tha se PD i ka bërë llogaritë dhe jo vetëm që është e përgatitur, por e kërkon një gjë të tillë.

Ai ironizoi ziliqarët që e sulmuan këtë propozim, duke i thënë që t’i futen punës dhe ta provojnë bonusin.

Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që propozimet e PD sulmohen fillimisht, por më pas kopjohen.

Basha: Kur është propozuar kjo masë janë bërë simulacionet përkatëse. Pritshmëritë tona janë që kjo të sjellë 5-10 fishin të fëmijëve të tretë në një familje dhe një rritje proporcionale në një çift.

S’ka rëndësi nëse sot do ta përfitonin 2 mijë fëmijë me një kosto prej 40 milion dollarësh dhe shpresoj që së shpejti do ta përfitojnë 10-fish kaq, kështuqë ne jemi të përgatitur për këtë, jo jemi të përgatitur, por ne e kërkojmë këtë.

E vetmja gjë që do të kërkoja, të painformuarit të informohet dhe ziliqarët këtë punë kenë, më mirë t’i përvishen punës dhe ta provojnë e meritojnë bonusin sepse askund përvecse në mjerim nuk do të përfundojë kjo shoqëri nëse nuk gjen instrumentet për të mbështetur familjen.

Nuk është hera e parë që propozimet tona fillimisht sulmohen, pastaj kopjohen, por kopjaci kopjon me sy, por jo me mendje, nuk arrin ta kopjojë konceptin integral të saj.

Nuk do të çuditesha sikur së shpejti qeverisësit 11-vjeçar të na shpalosë edhe kopjen e tjetërsuar të këtij propozimi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re