Subscribe

Shfrytëzojeni procesin e Berlinit për të qenë sa më afër njëri-tjetrit. Kjo ishte porosia që ambasadori gjerman, Peter Zingraf, pati për vendet e Ballkanit gjatë një vizite në juglindje me rastin e 80-vjetorit të masakrës së Borovës.

 

AMBASADORI GJERMAN PETER ZINGRAF 

Është kënaqësi të konstatoj që qeveria shqiptare është duke u përqendruar dhe angazhuar për përgatitjen e takimit të ministrave dhe procesit të Berlinit që do të mbahet këtë vit. Por organizimi i këtij procesi që synon ta marrë përsipër për këtë vit Shqipëria, apo rajoni në tërësi, mendoj që është diçka vërtet e rëndësishme dhe është shprehje e iniciativës që ka marrë kryeministri për tu takuar me homologët e vete në rajon. Të gjitha përqendrimet e përpjekjeve në këtë drejtim janë të duhurat.

 

Ambasadori gjerman u shpreh se procesi i Berlinit, i iniciuar nga ish-kancelarja Merkel, kërkon të përshpejtojë  përpjekjet e Shqipërisë dhe gjithë rajonit në rrugën  drejt BE.

 

Kuptohet që ky nuk është proces i institucionalizuar apo i zyrtarizuar në këtë këndvështrim, pasi proceset e vërteta të institucionalizuara dhe zyrtarizuara  gjenden dhe zhvillohen në Bruksel, në kuadër të zgjerimit të BE, por sigurisht Shqipëria ka në dorë që në kuadër të procesit të Berlinit  të bëjë shumëçka për të ndihmuar procesin e integrimit të vet dhe vendeve të rajonit në BE.

 

Diplomati gjerman tha se Berlini zyrtar është i angazhuar seriozisht në funksion të gjetjes dhe pajtimit të përhershëm midis të gjitha vendeve të Ballkanit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re