Një zjarr i përmasave të mëdha i regjistruar në zonën e Shën Dëllisë, zonë malore mes Tepelenës dhe Memaliajt ka vënë në alarm strukturat vendore në këto dy bashki.

 

Problematika në këtë rast edhe në ndërhyrje është shumë komplekse për dy arsye.

 

E para sepse kemi të bëjmë me një zonë të thëlle ku vështirë se mund të shkojnë zjarrfikësit dhe tjetra lidhet me faktin që në këtë zonë ku ka rënë zjarr ka edhe predha të mbetura nga koha e luftës.

 

Madje disa prej tyre raportohet se kane shpërthyer si pasojë e zjarrit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re