Situata në fushën e grumbullimit të mbeturinave në Vlorë në ditën e saj të 4 duket më e qetë.
Zjarri është lokalizuar tashmë dhe po bëhen përpjekje të vazhdueshme për ta shuar. Autoritetet thonë se po punojnë me forca të shtuara, pasi era dhe temperaturat e larta mund të favorizojë rindezjen e flakëve masive.
FLAMUR MAMAJ
PREFEKT I QARKUT TE VLORES
Nuk e shikoj mbylljen sot se presim erera të forta nga dreka , megjithatë po punohet me të gjitha mjetet.
Mamaj gjithashtu nuk e përjashton mundësinë që zjarri të jetë vënë me qëllim.
Kjo është një fushë mbetjesh dhe ka marrë flakë dhe herë të tjera, deri më tani nuk e përjashtojmë mundësine që kjo gjë të jetë bërë qëllimisht
Tymi nga fusha e mbetjeve që duket në të gjithë vijën bregdetare, përbën një rrezik të shtuar për shëndetin e dhjetëra mijëra njerëzve në Vlorë. Ndotja e ajrit konsiderohet në nivele të larta dhe vetëm shuarja e plotë e zjarreve mund ta rikthejë situatën në normalitet.