Një punishte përpunimi drurë është përfshirë nga flakët mëngjesit e sotëm në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërkohë që flakët ia dolën që të neutralizoheshin në kohë.

Nga informacionet e para lidhur me ngjarjen, ende nuk është raportuar për persona të lëndur por janë shënuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar Policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimin lidhur me shkaqet e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qënë aksidental, i shkaktuar nga një shkëndije elektrike dhe ka djegur arka druri, të cilat ndërtoheshin në punishte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re