Qeveria turke akuzoi të martën ushtrinë greke për ngacmimin e një anijeje kërkimore turke në Detin Egje dhe se u duhej t’i përgjigjej kërcënimit.

Anatolia raporton se katër avionë luftarakë grekë F-16 fluturuan mbi anijen “TCG Cesme” në jug të ishullit grek të Lemnos dhe një prej avionëve lëshoi ​​një raketë sinjali 3.7 kilometra larg anijes.

Raporti i agjencisë turke shton se ushtria turke u hakmor, por nuk shpjegoi në çfarë mënyre, as kur ndodhi incidenti.

“Ishte një akt ngacmimi, të cilin fqinjët tanë grekë shpesh e bëjnë. Ne iu përgjigjëm atyre në një mënyrë adekuate, në përputhje me rregullat,” tha ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar.

Asnjë koment nuk është marrë nga Greqia deri më tani.

Turqia dërgoi “TCG Cesme” në ujërat ndërkombëtare në Egje për të qëndruar atje deri në 2 mars, për të bërë kërkime hidrografike dhe Greqia e quajti aktin një provokim.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re