Një zjárr i madh ka shkaktuar paník tek banorët në zonën e Komunës së Parisit mbrëmjen e sotme. Godina 4 katëshe në rrugën “Skënder Luarasi” u përfshi nga flákët rreth orës 19:30, ku ndodhet edhe një kopsht privat fëmijësh.

Në pamjet e siguruara nga Faxweb.al vihet re qartë se si tymi “pushton” qiellin ndërsa banorët e zonës kanë dalë jashtë për të parë çfarë po ndodh.

Zjárri ra në katin e katërt të një vile dhe banorët e frikësuar u evakuuan menjëherë. Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar nga kjo ngjarje. Zona u rrethua nga forcat e pòlicisë dhe forca zjarrfikëse që po bëjnë të mundur fikjen e zjárrit.(A.M/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re