Një vatër e fuqishme zjarri është aktivizuar në Mamurras këtë të diel. Sipas banorëve zjarri është aq i fuqishëm saqë rrezikon edhe banesat e tyre.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit që po mundohen të shuajnë flakët.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:10, kemi marrë njoftim së mbi mbi urën e Drojës, Mamurras, ka rënë zjarr duke u djegur bimësi dhe shkurre në kodrën e fshatit.

Mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses, të cilët punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorit/ve të zjarrvënies.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re