Një zjarr i fuqishëm ka rënë në afërsi të një shkolle 9 vjeçare në Lezhë në lagjen “Nënë Tereza”.
Era e fortë ka ndihmuar përhapjen e shpejtë të flakeve ndërsa ndërhyrja e zjarrëfikësve u kërkua pasi flakët rrezikojnë edhe disa banesa.
Gjatë kësaj të marte janë shënuar rekord rëniesh zjarri në rrethin e Lezhës, plot gjashtë të tilla.
