Një zjarr i fuqishëm perfshiu kodrat me ullinj të Roskovecit. Flakët mbuluan nje sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e Kumanit, ndërsa zjarrfikësit nga Roskoveci, Patosi dhe Fieri, u munduan te izolojne vatren.

 

Por zjarri vijon të përparojë në lartësi të kodrës, ndërsa flakët favorizohen nga era.

 

Banorë të zonës po ndihmojne forcat zjarrfikese, nderkohe qe deri me tani nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.

 

Një pjesë e mirë e kodrave eshtë djegur tashmë, ndërsa po vijojne perpjekjet  për të shmangur përhapjen e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re