Një vatër zjarri është konstatuar sot në Rradhimë të Vlorës ndërsa flakët favorizohen nga era e fortë që ka pushtuar sot qytetin bregdetar.

Mësohet se si pasojë e zjarrit, rrezikohen edhe disa banesa që ndodhen afër vatrës.

Zjarri ka rënë në zonën në afërsi të lokaleve, të cilat po ashtu rrezikohen nga flakët, edhe për shkak të erës.

Paraprakisht Faxnews mëson se zjarri është shkaktuar nga rënia e një kabulli elektrik.  Teksa flakët rrezikojnë të përhapen më tej, zjarrëfikësja nuk ka shkuar ende.
https://www.youtube.com/watch?v=QpmeU_z8JG0

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re