Një zjarr i fuqishëm ka rënë sot në tokat bujqësore në fshatin Moravë në Berat.

Burime bëjnë me dije se në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikësit të cilët po luftojnë me flakët që po afrohen pranë serave e banesave.

 

Zjarri mendohet të ketë filluar pas djegies së mbeturinave në ara nga vetë banorët,të cilët nuk kanë mundur më pas të shuajnë flakët që përparuan nga era drejt serave dhe banesave.

Burime në vendngjarje konfirmojnë se zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

(E.D/faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re