Një ndërtesë 26 katëshe është shkatërruar pasi u kaplua nga zjarri në qytetin më të madh të Brazilit, Sao Paulo, duke lënë të së paku një person të vdekur.

Më shumë se 150 zjarrfikës luftuan me zjarrin e madh që besohet se u shkaktua pas eksplodimit të gazit, raporton BBC.

Besohet se shume njerëz kanë mbetur të ngujuar brenda ndërtesës, kurse 50 familje janë larguar nga objekti. Ndërtesa kolapsoi 90 minuta pas ndezjes së zjarrit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re