Nje zjarr i rene ne Mirdite vijon te shkatoje deme te konsiderueshme ne fondin pyjor te kesaj zone.Burime per Vizion Plus bejne me dije se vatra masive e zjarrit ka renë pyllin me pisha në afersi të fshatit Xhuxhë të njësisë administrative Fan, bashkia Mirditë.Zjarri vazhdon të jetë me permasa të mëdha me një shtrirje rreth 200 ha dhe era e fortë e bën situaten më të vështirë.Zjarri është në lartësi malore në terren të thyera, ku ështe shumë e vështirë ndërhyrja me forca dhe mjete.Nga forcat që janë në terren, të stacionuara në vendin e quajtur qafa e Komit, ku zjarri mund t’i afrohet një kompleksi blegtoral, të cillët janë evakuar dhe nuk rrezikohen jetë njerëzore dhe ato të bagetive.Në pamundësi për të ndërhyrë me forca dhe mjete tokësore, sepse terreni është i vështirë, edhe nderhyrje nga ajri për momentin është e veshtirë nga era e fortë dhe prezenca e mjegulles.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re