Skip to content

Zjarr i madh në në fshatin Risili në Vlorë/ Digjen disa rrënjë ullinj

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Risili në Vlorë.

 

Paraprakisht mësohet se zjarri ka rënë në orët e para të paradites së kësaj të diele, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e flakëve.

 

Nga zjarri i madh janë djegur disa rrënjë ullinj.

 

3 mjete zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar flakët.