Një banesë dhe një biznes në lagjen “Çlirim Kane” kanë shpëtuar për mrekulli nga rreziku i zjarrit këtë mëngjes në qytetin e Lushnjes. Një zjarr i rënë nga pakujdesia, ndihmuar edhe nga era e fortë është përhapur me shpejtësi në zonë dhe ka rrezikuar djegien e banesave një këtë zonë banimi ku ndodhen edhe biznese.

Jo më larg se 50 metra nga varta e zjarrit ndodhet edhe njësia e tregtimit të gazit të lëngshëm.

Ndërhyrja e zjarrfikësve Lushnje ka shmangur një tragjedi te mundshme. Uniformat blu dhe specialistët e zjarrfikes ende nuk kanë dalë në një perfundim për shkaqet e rënies se zjarrit. Vatra e zjarrit u vu nën kontroll pa ndonje dëm të konsiderueshëm në banesa e biznese.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re