Një zjarr i madh ka përfshirë vreshtat e banorëve të fshatit Grabovicë në bashkinë e Pogradecit.
Zjarri fillimisht është shfaqur në afërsi të fshatit Çërravë në këtë bashki, ndërsa erërat e forta i kanë ndryshuar drejtim duke e çuar më në veri.
Një situatë e tillë tashmë është bërë me e rrezikshme edhe për vetë faktin se temperaturat e nxehta, erërat dhe shkurret e thata favorizojnë përhapjen e zjarrit dhe për pasojë edhe mundësinë për izolimin e flakëve.
Per shuarjen e këtij zjarri me përmasa të konsiderueshme janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse, punonjës të MZSH si dhe banorë të zonës, por izolimi i flakëve duket i vështirë për momentin.
Flakët rrezikojnë të përfshijnë jo vetëm vreshtat e banorëve por edhe telat e linjës përcjellëse të energjisë elektrike si dhe kabujt e njërës prej kompanive telefonike.