Një zjarr i madh ka rënë gjatë natës në Malin Shpirag, zjarr që mori përmasa të mëdha me shtrirje të gjerë për shkak të erës.

 

Në zonë kanë punuar gjatë gjithë natën forca të shumta zjarrëfikëse, që për shkak të mungesës së rrugës kanë punuar pêr shuarjen e flakëve me pompa uji krahu dhe mjete rrethanore. Në ndihmë të zjarrëfikëseve të Beratit kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë dhe helikopterë, që kanë kryer hedhjen e ujit nga ajri.

 

Pas disa orësh luftë me flakët, zjarri u shua mëngjesin e sotëm.

 

Si pasojë e zjarrit janë djegur 100 rrënjë pemë frutore dhe rreth 40 ha me shkurre e ferra.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz apo banesa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re