Skip to content

Zjarr i përmasave të mëdha në Elbasan, shërbimet zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve

 

Një vatër zjarri, e cila ka marrë përmasa të mëdha, është shfaqur në fshatin Valas të Elbasanit.

Foto ilustruese

Situata është problematike pasi flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ferra e shkurre si edhe disa hektarë me ullishta të reja dhe masive me drurë frutorë.

Në vendngjarje ndodhen punonjës të shërbimit zjarrfikës të Elbasanit dhe Cerrikut, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Paraprakisht, dyshohet që zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

“”